shoqatalazerati@gmail.com   Astir, Tiranë 9001

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZËRATI"
SHOQATA KULTURORE ATDHETARE "LAZERATI"

QËLLIMET E SHOQATËS

📌 Ruajtja e kulturës dhe traditive

Shoqata Atdhetare Lazarat është e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe traditave vendase. Nëpërmjet organizimit të aktiviteteve folklorike, festivaleve dhe eventeve kulturore, synohet ruajtja e identitetit dhe përcjellja e vlerave autoktone tek brezat e rinj, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë për kulturën lokale.

📌 Mbështetja sociale dhe forcimi i komunitetit.

📌 Edukimi dhe mundësitë për të rinjtë.

Shoqata Atdhetare Lazarat mbështet edukimin dhe zhvillimin e të rinjve përmes projekteve arsimore, bursave dhe trajnimeve profesionale. Në bashkëpunim me institucione dhe organizata partnere, synohet krijimi i mundësive për të rinjtë, duke i pajisur ata me aftësi dhe njohuri për një të ardhme më të sigurt dhe të suksesshme.

📌Rrjetëzimi dhe bashkëpunimi me OJF të tjera.

Shoqata Atdhetare Lazarat synon forcimin e bashkëpunimit me organizata joqeveritare brenda dhe jashtë vendit për të promovuar vlerat atdhetare, kulturore dhe sociale. Nëpërmjet projekteve të përbashkëta, synohet mbështetja e komunitetit, zhvillimi i iniciativave rinore dhe ruajtja e traditave.

📌 Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe investimeve në Lazarat

Shoqata Atdhetare Lazarat angazhohet në promovimin e mundësive për zhvillim ekonomik dhe investime në zonë. Nëpërmjet bashkëpunimeve me bizneset, institucionet dhe diasporën, synohet krijimi i infrastrukturës së nevojshme për rritjen e punësimit, zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe sipërmarrjeve lokale, duke kontribuar në një ekonomi më të qëndrueshme për komunitetin.

📌 Rritja e anëtarësisë dhe përfshirja e komunitetit.

Shoqata Atdhetare Lazarat synon të zgjerojë anëtarësinë dhe të angazhojë sa më shumë pjesëtarë të komunitetit në aktivitetet e saj. Nëpërmjet organizimit të takimeve, eventeve kulturore dhe projekteve sociale, shoqata inkurajon pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, duke forcuar ndjenjën e bashkësisë dhe ruajtjen e vlerave tradicionale.

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZËRATI"

E NESËRMJA QË PO NDËRTOJMË SOT

Një fshat me histori të pasur dhe një komunitet plot jetë. Shoqata “Lazërati” është formuar me një qëllim të qartë: të ruajë, të forcojë dhe të promovojë trashëgiminë tonë kulturore, sociale dhe ekonomike, duke përfshirë çdo brez dhe çdo banor të fshatit tonë – brenda dhe jashtë tij. Kultura nuk duhet ruajtur në heshtje – ajo duhet jetuar, treguar dhe ndarë. Për këtë arsye, ne kemi ndërtuar një strategji njëvjeçare që ndërthurhistorinë, përfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Collaborative Options

Easy to use & 24/7 online support

Messaging Options

Easy to use & 24/7 online support

Chatbot Options

Easy to use & 24/7 online support

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZËRATI"

HAPAT E RADHËS

01

Strukturimi i Shoqatës dhe krijimi i grupeve të punës

02

Organizimi i takimit të ardhshëm dhe planifikimi i aktiviteteve

03

Krijimi i një baze të dhënash të anëtarëve

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZËRATI"

Historia e Lazëratit

Lazërati është një fshat në jug të Shqipërisë, i vendosur pranë Gjirokastrës, me një histori të pasur që lidhet me traditat, kulturën dhe zhvillimet socio-ekonomike të zonës. I njohur për qëndresën dhe shpirtin atdhetar, Lazarati ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet historike të vendit.

Në periudhën osmane, fshati u shqua për rezistencën e tij dhe kontributin në luftërat për liri. Banorët e Lazaratit kanë qenë pjesë e kryengritjeve dhe luftërave për pavarësinë e Shqipërisë, duke dhënë një kontribut të veçantë në Lëvizjen Kombëtare.

Në periudhën komuniste, ekonomia e zonës u bazua kryesisht në bujqësi dhe blegtori, me një strukturë të kontrolluar nga shteti. Pas rënies së regjimit, Lazarati u bë i njohur për zhvillimin e tij ekonomik, duke kaluar nëpër ndryshime të mëdha sociale dhe politike.

Sot, Lazarati është një komunitet i njohur për traditat e tij, mikpritjen dhe përpjekjet për zhvillim ekonomik e kulturor. Ruajtja e identitetit historik dhe përparimi i fshatit mbeten objektiva kryesore për banorët dhe organizatat që veprojnë në këtë zonë.

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZËRATI"

Spotlight

Shoqata jonë ka një vizion të qartë: ta kthejmë Lazaratin në një pikë referimi për turizmin natyror, kulturor dhe aventurier. Me peizazhe magjepsëse, histori të pasur dhe tradita të rralla, Lazarati ka gjithçka që i nevojitet një destinacioni turistik unik.

-Eksplorim i natyrës dhe shtigjeve malore
– Promovim i prodhimeve lokale dhe agroturizmit
-Ruajtje dhe zhvillim i traditave dhe historisë së zonës

Ne besojmë se me mbështetjen e komunitetit dhe dashamirësve të natyrës, Lazarati do të shndërrohet në një perlë të turizmit shqiptar!

Cooking with Lori është një bujtinë e veçantë në Lazerat, e cila ofron një eksperiencë autentike për vizitorët, duke kombinuar akomodimin komod me klasa gatimi tradicionale. Turistët vendas dhe të huaj mund të mësojnë të përgatisin receta shqiptare me përbërës vendas, duke shijuar jo vetëm ushqimin, por edhe kulturën dhe mikpritjen e zonës.
Ky koncept unik ndihmon në promovimin e turizmit në Lazerat, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë një përvojë të paharrueshme mes natyrës, kulinarisë dhe traditave shqiptare.
Shoqata i uron Lorit shume suksese dhe shume vizitore qe do te perjetojne kete eksperience unike! 👏🧑‍🍳 

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZERATI"

KULTURA SI SHTYLLË E IDENTITETIT TONË

Në çdo cep të Lazëratit fshihet një histori – në gurët e vjetër, në shtëpitë me kujtime, në këngët që ende këndohen nën zë. Këto nuk mbeten thjesht kujtime: ato bëhen databazë, muze, ekspozitë.

Plani sheh përpara: një muze për identitetin tonë, një ekspozitë në Tiranë me fotografitë e fshatit ndër vite, pallati i kulturës që merr jetë sërish, libra që flasin për ne.

Në këtë udhë, gazetaLazërati ribotohet, kërkimi shkencor dhe arkeologjik hap dritare të reja mbi të shkuarën, dhe kultura bëhet më shumë se një pasuri — bëhet mënyra jonë për të qenë bashkë, edhe në të ardhmen.

Kultura nuk është pasuri që e ruajmë për nostalgji — është ura që na lidh, gjuha përmes së cilës flasim me njëri-tjetrin dhe me botën.

Dhe kjo urë, në Lazërat, po ndërtohet me mendje të hapur dhe zemër të lidhur me rrënjët.

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZËRATI"

RINIA ËSHTË E ARDHMJA

“Kur rinjtë ndihen krenarë për rrënjët e tyre, ata ndërtojnë një nesërme fortë.”

School class collection. The pupils wave their hands and run. ollege Students Teamwork Stacking Hand Concept. Nineteen friends

Në zemër të vizionit për të ardhmen qëndron një qendër rinore – një vend ku takohen librat, idetë dhe energjia e brezit të ri. Biblioteka që do të ngrihet brenda saj nuk është vetëm një raft me libra, por një akt solidariteti: studentët e djeshëm dhurojnë librat që nesër do të ndihmojnë dikë tjetër të ecë më tej.

Group of young adults outdoors holding empty placard copyspace thought bubbles

Kjo hapësirë do të shërbejë si vend rritjeje: me trajnime në teknologji, artizanat dhe bujqësi, me mbështetje për ata që duan të zhvillojnë talentin në art, sport apo shkencë, si dhe me një grup këshillimi karriere që i orienton të rinjtë përpara vendimeve të rëndësishme

Picture7

Qendra nuk synon thjesht të ofrojë shërbime – ajo krijon ndjesi përkatësie. Këtu, rinia e Lazëratit jo vetëm mëson, por ndërton lidhje të reja me vendin që e rriti.

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZERATI"

TRADITA QË LIDH, EDUKON DHE FRYMËZON

Trashëgimia kulturore e Lazëratit nuk mbetet në të kaluarën — ajo shërben si mjet edukimi dhe frymëzimi për të ardhmen.

Takimet ndër breza, ku të rinjtë dëgjojnë dhe dokumentojnë rrëfime të vjetra, bëhen urë e gjallë që forcon identitetin komunitar.

Përmes punëtorive praktike dhe panaireve kulinare, mjeshtëritë tradicionale dhe recetat lokale rikthehen si dije e vlefshme dhe e ndarë.

Do të ndërtojmë një strukturë e qartë për të dokumentuar si trashëgiminë materiale (ndërtesa, vegla, orendi, veshje), ashtu edhe atë jomateriale – që nga këngët, zakonet, legjendat, deri te toponimet e fshatit, të cilat do të përfshihen në një hartë dixhitale të pasur dhe funksionale.

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZËRATI"

EKONOMIA QË LIND NGA DUART TONA

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm është në zemër të strategjisë sonë, me fokus te promovimi i Lazëratit si destinacion autentik. Turizmi do të ketë një plan strategjie të mirëmenduar, ku do të mbështesim bujtinat lokale me trajnime për prezencën online (Booking / AirBnB)  dhe menaxhimin e përvojës turistike, ndërsa përmes bashkëpunimit me agjenci turistike do të krijojmë rrjete promovimi dhe sjellje vizitorësh.

Strategjia plotësohet me një platformë online për produktet lokale, mbështetje për komunitetin studentor si dhe hapjen e qendrës së kodifikimit që lidhin të rinjtë me botën digjitale dhe mundësitë e reja të zhvillimit.

ZEMRA SHOQËRORE E KOMUNITETIT

Në Lazerat, jeta sociale nuk matet me afërsi fizike, por me lidhje që qëndrojnë gjallë në kujtime, takime dhe bashkëbisedim.

Takimet në Tiranë, përfshirë një sërë takimesh të përvitshme miqësore, krijojnë ura mes atyre që janë larg por nuk janë të shkëputur. Përveç këtyre takimeve, do të organizohen edhe aktivitete të shpeshta mbi tematika të ndryshme, me synim forcimin e rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Të moshuarit mbeten pjesë aktive e jetës shoqërore – si zë i përvojës dhe kujtesës.

Të rinjtë, përmes sportit, garave dhe bisedave të hapura, ndërtojnë një bashkëjetesë të re mes brezash.

Në qendër qëndron pleqësia – jo vetëm një strukturë, por zemra organizuese e një komuniteti që ecën së bashku.

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE “LAZERATI"

TË NDËRTOJMË URA: PARTNERITETE DHE MBËSHTETJE

Çdo hap drejt rritjes kërkon bashkëpunim të qëndrueshëm. Lidhjet me shkolla, universitete, organizata joqeveritare dhe qendra kulturore janë pjesë e strategjisë sonë për të zgjeruar horizontin dhe për të sjellë energji të reja në komunitet. Këto partneritete krijojnë mundësi për shkëmbim njohurish, mbështetje teknike dhe rritje të vizibilitetit të fshatit tonë si qendër e gjallë kulturore.

Në mënyrë të organizuar, i drejtohemi edhe institucioneve vendore dhe donatorëve për të siguruar grante, sponsorizime dhe mbështetje materiale.

Ne nuk synojmë shumë, por mjaftueshëm për t’i dhënë formë iniciativave tonapër kthyer idete veprim dhe vizionin realitet.

TË NDËRTOJMË URA: PARTNERITETE DHE MBËSHTETJE

Një website që jeton me ritmin e ngjarjeve, faqe sociale që nuk shërbejnë thjesht për të parë, por për të hyrë brenda, dhe një platformë që rrëfen jetën siç është – me fytyra, histori, emocione – bëhen ura që mbajnë të lidhur çdo cep të bashkësisë.

Gazeta lokale sjell lajme që njihen me emër, podcasti sjell zëra që të duken të afërt, ndërsa bulentinët na kujtojnë se gjithmonë ka diçka që po ndodh.

Takimet virtuale dhe faqja e përbashkët në Facebook nuk janë vetëm për njoftime – ato janë dhoma të hapura ku ndahen ide, kujtime dhe plane që po marrin formë.

Komunikimi këtu është më shumë se informacion – është kujdes, është afërsi, është ajo fije e padukshme që mban bashkë një komunitet që dëgjon, flet dhe rritet së bashku

“Kur një komunitet fillon flasë me përbashkët, ai nis frymojë ndryshe.”

Mikpritja dhe besnikeria

Nder traditat mijevjecare lazeratase njekohesisht dhe nder virtytet identifikuese te komunitetit eshte mikpritja e ngrohte dhe bujare per miqte apo dhenia e beses e cila i ka shoqeruar lazeratasit pergjate rrjedhes se historise ne vite.

Lindjet , martesat, vdekjet

Po ashtu, respektimi i fenomeneve dhe ndodhive te tilla si lindja, fejesa, martesa e sidomos vdekja konsiderohet nje detyrim moral dhe njerezor i cdo lazeratasi ndaj te afermit, komshiut, mikut apo fisit te vet. Pjesemarrja sidomos ne raste varrimi eshte gjitheperfshirese (fshatce), dhe ndihma apo mbeshtetja per familjen ku ka ndodh fatkeqesia deri dhe tek hapja e shtepise eshte normale per komunitetin lazeratas.

Toleranca fetare

Nje vecanti e ketij komuniteti eshte dhe toleranca e madhe fetare. Ne fshat jetojne ne harmoni te plote me njeri tjetrin besimtare qe i perkasin kryesisht besimit bektashian dhe atij musliman, te cilet kane dhe kultet fetare respektive, por toleranca dhe respekti nderfetar duket me se miri dhe tek fqinjesia  shumevjecare qe ka mbajtur nder breza me fshatrat e minoritetit grek me te cilet kufizohet edhe pse i perkasin besimit te krishtere.

Toponime dhe shprehje te vecanta gjuhesore

Lista e toponimeve dhe shprehjeve te vecanta te Lazeratit perben jo vetem nje liste shume te gjate por dhe nje pasuri gjuhesore, kulturore dhe historike, pasi jane nder me te vecantat dhe origjinale.

Folklori- kenga polifonike

Nje vlere e shtuar dhe e rifreskuar brez pas brezi eshte gjithshka qe ka te beje folklorin popullor.                                                                                                  Kenga polifonike labe, eshte rrenjosur heret ne kulturen e komunitetit lazeratas, eshte trasheguar brez pas brezi dhe qe me krijimin e grupit te pare te organizuar e deri me sot, Lazerati eshte perfaqesuar denjesisht duke marre pjese edhe ne festivalet folklorike te kenges kombetare dhe jo vetem . Kenga polifonike mbahet gjalle dhe e fresket ne cdo dasem , fejese, apo gezim tjeter familjar.

Perdorimi i instrumentave muzikore

Ne vijim te kesaj kulture lazeratasit kane perdorur edhe disa instrumente muzikore si : cula dyjare, boria, bilbili, bihule ose currubaba etj.

Veshjet tradicionale – kostumet popullore

Veshjet tradicionale lazeratase janë ndër më të bukurat në Shqipëri, të qëndisura mjeshtërisht me fije ari. Gratë vishen me jelekë, këmisha të punuara, peshlli, brez dhe citjane të kuqe, duke reflektuar hijeshi dhe lashtësi. Burrat mbajnë xhamadan, fustanellë me shumë pala, qeleshe dhe këpucë me xhufka, simbol i trimërisë. Këto veshje vijojnë të përdoren në dasma dhe festa, duke ruajtur ndjenjën e identitetit lazeras dhe kombëtar.

Punimet artizanale

Shume prej grave dhe vajzave lazeratase merren me punime dore artizanale  si punime me grep, punime me rruaza,  qendisje, thurrje me shtiza , pune ne tezgjah etj.

Kostumet popullore vijojne te punohen edhe e ditet e sotme nga shume gra lazeratase, pa u lene te zveniten nga vitet.  

Pjese e kultures dhe tradites lazeratese, ku identifiokohen mjeshtra te zanatit jane edhe gdhendja e gurit, e drurit, piktura etj

Aktiviteti bujqesor dhe blegtoral

Duke qene se nje pjese e konsiderueshme e banoreve merren me aktivitet bujqesor dhe blegtoral , kjo ben te mundur qe Lazarati te jete burim produktesh cilesore, organike dhe shume te kerkuara.  Produktet kryesore jane: dritherat, perimet, frutat, ullinjte, mjalti, lajthite, arrat, mishi, nenproduktet e qumështit, bimet medicinale si dhe ato aromatike (sherebele, rigon, lule murrizi, levanda etj).

Nje tradite  hershme e banoreve lazaras eshte dhe nxjerrja e rakise ne menyre tradicioale , nje ritual ky qe vijon te ndiqet cdo vit.

Shoqata jonë është e përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës, traditave dhe vlerave atdhetare. Përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme, synojmë të mbështesim komunitetin dhe të forcojmë lidhjet mes brezave.

Kontakt

© 2025 – SH.K.A “Lazerati”. All rights reserved. Carefully crafted by Abc Solutions